• e premte, 17 prill 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/16 prill//2026

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u drejtua në Konferencën nacionale për Natyrën që u mbajt sot, ku theksoi se një përgjigje e përbashkët dhe sistematike është e vetmja rrugë drejt ruajtjes afatgjatë të burimeve natyrore. "Të punojmë së bashku për një kthesë të vërtetë të gjelbër", porositi ai, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil.

Shkup - Kryetari i Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) Aleksandar Çeferin sot qëndron për vizitë zyrtare në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM) me ftesë të njeriut të parë të saj-së, Masar Omeragiq. Vizita, siç u kumtua, "paraqet edhe një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera mes FFM-së dhe UEFA-s, si në nivelin institucional, ashtu edhe në atë personal".

Shkup  - Ndërtimi i autostradës Prilep - Manastir po zhvillohet shkëlqyeshëm dhe mora premtim nga kontraktori se pranverën e ardhshme do të voziten kilometrat e para, si dhe se në pranverën e vitit 2029, para afatit të caktuar, do të kemi një zgjidhje të plotë të autostradës nga Prilepi në Manastir, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para takimit me odat rajonale ekonomike nga Manastiri dhe Prilepi.

Shkup - Arsimi i lartë dhe shkenca do të marrin kornizë të re ligjore që ofron shumë më tepër mundësi për profesorët, shkencëtarët, hulumtuesit dhe studentët për zhvillim personal dhe për kontribut në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në njohuri, aftësi, arritje shkencore dhe inovacione. Prej një viti e gjysmë po zhvillojmë proces plotësisht transparent dhe shpreh mirënjohje ndaj komunitetit akademik dhe fushës shkencore, si dhe ndaj të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në hartimin e paketës së re të ligjeve.

Shkup  -  Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mer pjesë në Asamblen e 152. të Unionit Ndërparlamentar (UNP), e cila do të mbahet nga 15 deri më 19 prill 2026 në Stamboll. Në delegacionin, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, marrin pjesë Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit dhe Shef i Delegacionit në Unionin Ndërparlamentar (UNP), Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Boban Karapejovski, Arbana Pasholli dhe Jovana Mojsoska, anëtarë të Delegacionit dhe Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit.

Shkup  - Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga deputetët - anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime, si dhe përfaqësuesit e shërbimit parlamentar nga Sektori për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, e filloi ditën e parë të vizitës studimore në Republikën e Kroacisë, që do të zbatohet në periudhën nga 15 deri më 18 prill 2026.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përgënjeshtron në mënyrë kategorike dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për kinse mungesën e formularëve për patentë shoferi. "E informojmë opinionin se nuk ka aspak mungesë, por përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva të cilat janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme. Termini për fotografimin e qytetarëve merret vetëm brenda një dite, ndërsa patentat e shoferit përpunohen dhe jepen për disa ditë, shumë më herët nga afati i përshkruar ligjor", informojnë nga MPB.

Shkup – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme morën pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit nga Mbretëria e Holandës, i prezantuar nga ambasadori Ozlem Xhanel dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit për Transport dhe Mbështetje në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Erik de Brost. 

Shkup  – Për shkak të rreziqeve të vazhdueshme nga shkeljet në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës, Kuvendi sot në seancë plenare e miratoi propozimin që të miratohet vazhdimi i afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendimin, i cili paraprakisht mori mbështetje edhe nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 korrik të vitit 2026, ndërsa do të vazhdojë të zbatohet nga 21 prilli i vitit 2026, pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare”. 

Shkup  - Me masat e ndërmarra nga Qeveria arritëm ta zbusim krizën sa më shumë të jetë e mundur, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski para takimit me bizneset nga Rajoni i Pellagonisë mbi projektet aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore. Nikolloski paralajmëroi se do të bisedojë me biznesmenët nga rajoni dhe sfidat aktuale në një gjendje krize ekonomike e cila siç theksoi ai, "shpresoj se do të përfundoj së shpejti sepse po vijnë lajme pozitive për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme".

Shkup - Me kërkesë për ekspertiza psikiatrike, lexim të deklaratës së dëshmitarit dhe propozime për verifikimin e disponueshmërisë, kaloi seanca e sotme për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në të cilën nuk ishte i pranishëm asnjë nga dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria Publike. Gjykata i pranoi propozimet e Prokurorisë, përfshirë edhe leximin e deklaratës së Denis Dautovskit i cili nuk është i disponueshëm për organet e ndjekjes penale.

Shkup - Ministri i Sportit Borko Ristovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot në Qeveri u takuan me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq, njoftoi Ministria e Sportit. Në takim, siç thuhet në njoftimin për shtyp, u diskutuan drejtimet e ardhshme për përparimin e futbollit në Maqedoni, nga zbatimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë e kategorive të të rinjve.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër nga ora 15:00 dhe pasnesër nga ora 13:30 në Aaeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostull Pali” në Ohër do të zhvillohet stërvitje simulues. Qëllimi i stërvitjes është verifikimi i gatishmërisë, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në kushte krize dhe situata të jashtëzakonshme... Nga MPB informojnë se gjatë stërvitjes do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve policorë dhe automjeteve, ndërsa do të dëgjohen edhe zhurma të përdorimit të armëve të zjarrit. 

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot shënoi nisjen e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën “Dizhon 15”. Projekti përfshin ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone. Në kuadër të kësaj do të realizohet rikonstruimi i rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe 25 lidhje për amvisëritë, ndërsa paralelisht do të kryhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash.

Sarajevë - Dy qendrat më të mëdha tregtare në Sarajevë sot janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për bomba të vendosura, kumtoi policia.  Qendrat tregtare "Sarajevo siti centar" (SCC) dhe "Alta" ndodhen në afërsi të Parlamentit dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Pas alarmit për bomba të vendosura, objektet janë zbrazur, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën.

Ankara- Nxënësi që dje në provincën turke Kahramanmarash vrau nëntë persona, veproi i vetëm dhe nuk është i lidhur me grupe militante terroriste, kumtuan autoritetet turke. Një nxënës 14-vjeçar dje hapi zjarr në shkollën e tij, duke vrarë nxënës dhe një mësues, ndërsa i dyshuari është gjithashtu i vdekur. Babai i të dyshuarit, nëpunës policor në pension, është arrestuar. Besohet se sulmuesi ka përdorur armën e babait të tij. Edhe nëna e ti gjithashtu është arrestuar. 

Santo Domingo  - Në përmbytjet që goditën Republikën Domenikane dhe Haitin gjithsej jetën e kanë humbur 19 persona, ndërsa mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Në Republikën Domenikane kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa janë evakuuar të paktën 30.500 njerëz. Madje 38 vendbanime janë të izoluara nga bota.

Islamabad  - Zëdhënësi i Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme deklaroi se ende nuk është caktuar një datë për raundin e dytë të bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit. Për sot është parashikuar takim në Teheran i përfaqësuesve iranianë me shefin e armatës pakistaneze, në përpjekje për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme dhe për të caktuar një datë për raundin e dytë të bisedimeve paqësore me SHBA-në. 

QËNDRONI TË LIDHUR