MIA Flesh
- Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 540-të, miratoi vendim për lidhjen e kontratave për kryerjen e testeve psikologjike dhe testeve të integritetit gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve, si dhe miratoi raportin mbi meritat e kërkesës për rigjykim pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përpara miratimit të raportit, anëtarët e Këshillit debatuan nëse kjo pikë e rendit të ditës duhej të ishte e hapur për publikun apo të shqyrtohej me dyer të mbyllura.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:56, 15 prill, 2026
18:00/15 prill/2026
Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 540-të, miratoi vendim për lidhjen e kontratave për kryerjen e testeve psikologjike dhe testeve të integritetit gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve, si dhe miratoi raportin mbi meritat e kërkesës për rigjykim pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përpara miratimit të raportit, anëtarët e Këshillit debatuan nëse kjo pikë e rendit të ditës duhej të ishte e hapur për publikun apo të shqyrtohej me dyer të mbyllura.
Shkup - Prokurori shtetëror publik, Nenad Saveski sot realizoi takim pune me kryetarin e Gjykatës supreme të RMV-së, Afrim Fidani.
Shkup - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanell, me të cilën bisedoi për prioritetet dhe pritjet në lidhje me kryerjen e funksionit më të lartë të prokurorisë publike. "Ambasadorja Xhanell e uroi për zgjedhjen, gjatë së cilës të dy u përqendruan në sfidat kryesore në aspektin e digjitalizimit, forcimit të transparencës dhe besimit publik, si dhe pavarësisë financiare të Prokurorisë Publike", theksohet në komunikatën e Prokurorisë Publike Republikane.
Gostivar - Këshillit lokal për parandalim (KLP) në Komunën e Gostivarit, në seancën e 4-të i ka shqyrtuar gjendjen me dhunën në familje dhe qentë endacakë në Komunën e Gostivarit. Seancën e drejtoi kryetari i komunës, Valbon Limani, i cili në fjalimin hyrës përmendi se këto janë dukuri, për të cilat duhet të diskutohet më shpesh dhe kështu të veprohet në dukurinë me pasoja më të rënda.
Prishtinë - Prokuroria Speciale e Kosovës dhe avokati i palës së dëmtuar kanë kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm, për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë, duke e cilësuar si të vetmin dënim proporcional me peshën e veprës penale. Prokurori i rastit, Naim Abazi, në fjalën përfundimtare në gjykimin për sulmin në Banjskë, ka thënë se rasti përfaqëson një përballje të drejtpërdrejtë mes rendit kushtetues të Kosovës dhe një organizimi të armatosur me qëllim terrorist.
Podgoricë - Mali i Zi ndodhet në krye të listës së vendeve me më shumë reshje në Evropë, tregojnë të dhënat për viti n 2025. Sipas analizave, në këtë vend kanë reshur mesatarisht 1.525 milimetra shi, që i përket pozicionit specifik gjeografik pranë Adriatikut dhe maleve, që e mbajnë lagështinë e ajrit. Ajri i lagësht i etit në prekje me masivin orjen mbi Boka Kotorska shkatkon reshje të mëdha, për shkak të së cilës rajone të caktuara shënojnë edhe deri në pesë mijë milimera shi në vit. Këto vlera ekstreme e ngritin dukshëm mesataren shtetërore, ndërsa vendi Cërkvice në prapavijën e Bokës vlen për pikën me më shumë reshje në Evropë.
Ankara - Katër persona kanë humbur jetën pasi një nxënës i klasës së tetë hapi zjarr në një shkollë në provincën turke Kahramanmarash. Midis të vdekurve janë një mësues dhe tre nxënës, si dhe vetë sulmuesi. Sipas guvernatorit të provincës Kahramanmarash, Mukarem Unluer edhe nxënësi sulmues ka humbur jetën, por pa dhënë detaje. Ai mbërriti në shkollë me pesë armë, ndërsa motivi i sulmit është ende i panjohur.
Ankara - Nxënësi i klasës së tetë i cili vrau katër persona dhe plagosi 20 të tjerë në një shkollë në qytetin në juglindje të Turqisë, Kahramanmarash, është i vdekur, kumtoi guvernatori i qarkut, Mukerem Unlujer, transmetoi TRT Haber.
Budapest - Lideri i partisë fituese hungareze TISA, Peter Magjar deklaroi se presidenti Tamash Shuljok duhet të japë dorëheqje pas formimit të qeverisë së re, pas takimit me të në pallatin "Shandor" në Budapest.