• e martë, 03 mars 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 28 shkurt/ 2026

Shkup - Me rastin e Ditës botërore të sëmundjeve të rralla - 28 Shkurt dhe përfundimin e sezonit të tetë të projektit "I njohim sëmundjet e rralla", qëllimi i së cilës është ngritja e ndërgjegjësimit publik për sfidat me të cilat përballen pacientët me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu  porositi se Ministria e Shëndetësisë nuk do të lejojë asnjë pacient me sëmundje të rralla të presë qoftë edhe një ditë për barnat. Ai tha se është ndryshuar procedura për mënyrën se si pacientët me sëmundje të rralla do të sigurojnë barnat e nevojshme dhe se procedura do të jetë trevjeçare.

Shkup - Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore vazhdon të përmirësojë efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet, duke realizuar investime të konsiderueshme në përmirësimin e performancës energjetike të institucioneve publike shëndetësore dhe spitaleve. "Projekti i efikasitetit  energjetik në sektorin publik implementohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave dhe përmes komponentit “Investimet në efikasitetin  energjetik në objektet e pushtetit qendror, përkatësisht në institucionet shëndetësore dhe spitalet rajonale" me vlerë të përgjithshme prej 9.21 milionë eurove, sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve për rindërtimin e institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale me masat e efikasitetit energjetik", sqarohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Shkup - Në lidhje me informacionet e fundit për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi të ndjekin me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencës dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente.

Shkup - Në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon që qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në territoret e Shtetit të Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me kujdes t'i ndjekin informatat zyrtare dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente të vendeve nikoqire.

Shkup - Në Shtëpinë Evropiane në Shkup sot do të promovohet pulla postare zyrtare për AMS-në - Ditën e Ndërgjegjësimit për Sëmundjet e Rralla. Ngjarja ka për qëllim ndërgjegjësimin publik për sëmundjet e rralla dhe mbështetjen e pacientëve dhe familjeve të tyre. Në kuadër të programit do të përfshihet një video promovuese me një pacient, si dhe zbulimi simbolik i pullës postare zyrtare kushtuar AMS-së.

Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas, tha se ngjarjet më të reja në Lindjen e Mesme shënojnë një rrezik të jashtëzakonshëm, sepse "regjimi iranian vazhdon ta destabilizojë rajonin përmes programeve të tij raketore dhe bërthamore, si dhe mbështetjen e grupeve terroriste". "BE-ja miratoi sanksione të ashpra kundër Iranit dhe mbështeti zgjidhjet diplomatike, duke përfshirë edhe çështjen bërthamore", shënoi Kalas në "Iks".

 Bruksel - NATO-ja po monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Iran dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, bëri të ditur zëdhënësja e Aleancës, Alison Hart. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)  bëri të ditur se ka filluar  "valën e parë të sulmeve të gjera me raketa dhe dronë"  ndaj Izraelit, raportoi agjencia Tasnim.  Në komunikatë  ështl theksuar se sulmet erdhën "si përgjigje të agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut kundër Republikës Islamike të Iranit".

Londër - Shërbimet e internetit në Iran janë ndërprerë pothuajse tërësisht pas fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite, njoftoi sot grupi për ndjekjen e internetit NetBloks. "Konfirmuar: Të dhënat e rrjetit tregojnë se shërbimet e internetit në Iran janë ndërprerë pothuajse plotësisht. Incidenti po ndodh në një kohë të operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite dhe është në përputhje me masat e përdorura gjatë luftës së vitit të kaluar me Izraelin", njoftoi grupi, raportoi En-Bi-Si Njuz.

Rio de Zhanejro - Të paktën 15 persona humbën jetën kur një aeroplan i forcave boliviane të aviacionit doli nga pista dhe u shkatërrua gjatë uljes, raportuan mediat lokale mbrëmë, duke i'u referuar zjarrfikësve. Dhjetëra të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital. Raportet fillestare thonë se rreth 15 automjete në afërsi të vendit të aksidentit u dëmtuan ose shkatërruan.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konfirmoi se SHBA ka filluar sulme ndaj Iranit në videon tetëminutëshe të publikuar në profilin e tij në "Truuth Social". Në video, Trampi konfirmoi se SHBA ka filluar "operacione të mëdha luftarake" kundër Iranit. Ai gjithashtu thotë se qëllimi i fushatës është të "mbrohet populli amerikan" dhe të eliminohen kërcënimet e drejtpërdrejta që i paraqet regjimi iranian, i cili e quajti atë "një grup njerëzish të lig shumë të tmerrshëm".

Uashington - Përfaqësuesit amerikanë deklaruan se presin që sulmi ndaj Iranit të jetë "shumë më i gjerë", nga sulmet amerikane të qershorit të kaluar ndaj objektivave bërthamore iraniane. Ministri izraelit i mbrojtjes Izrael Kac paraprakisht tha se Izraeli ka filluar një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i eliminuar kërcënimet për sigurinë e vendit dhe se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në mbarë vendin.

Teheran - Pas shpërthimeve të shumta që tronditën Iranin sot, vendi vendosi ta mbyllë hapësirën e tij ajrore pas gjashtë orësh, deklaroi zëdhënësi i Organizatës për aviacion civil, Maxhid Ahavan. Në një bisesë për agjencinë gazetareske IRNA, Ahavam tha se hapësira ajrore do të mbyllet për të siguruar sigurinë në ajër.

Tel Aviv - Sirena u dëgjuan në të gjithë Izraelin verior si pasojë e një sulmi me raketa balistike iraniane. Izraelitëve në zonë u është urdhëruar të strehohen, raportoi "Tajms of Izrael". Armata izraelite (IDF) tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po punonin për të kapur raketat. "Aktualisht, Forcat Ajrore Izraelite po punojnë për të kapur dhe goditur aty ku është e nevojshme për të eliminuar çdo kërcënim", tha një zëdhënës i armatës.

Tel Aviv - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë zbuluar lëshimin e raketave nga Irani drejt Izraelit. Sirenat e alarmit pritet të bien në minutat në vijim, raporton "Tajms of Izrael". Qytetarëve izraelitë që morën paralajmërimin u është urdhëruar të strehohen në dhoma të sigurta dhe zona të mbrojtura.

Teheran - Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin ndaj një shkolle për vajza në qarkun jugor iranian Minab, deklaroi guvernatori lokal për agjencinë Tasnim. Aktualisht nuk ka informata shtesë të arritshme, thekson Tajms of Izrael.

Teheran - Armata iraniane thotë se ka filluar sulmet ndaj katër bazave ushtarake amerikane në Katar, Bahrein, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si hakmarrje për sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Objektivat përfshinin bazën e aviacionit Al Udeid në Katar, bazën e aviacionit Al Salem në Kuvajt, bazën e aviacionit Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe flotën detare amerikane në Bahrein, njofton agjencia gazetareske iraniane Fars.

Teheran - Përveç Teheranit, pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shpërthime u dëgjuan edhe në qytete të tjera iraniane, duke përfshirë Isfahanin, Karaxhin, Komin, Kermanshahun, Ilamin, Tebrizin dhe Bushehrin, njoftoi BTA bullgare, duke cituar disa agjenci botërore dhe media iraniane, përfshirë edhe Farsin. Shpërthimet vazhduan të trondisin Teheranin, me linjat e telekomunikacionit që u ndërprenë në disa vende, si dhe internetin.

Teheran - Garda revolucionare islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka filluar "valën e parë të sulmeve të mëdha me raketa dhe dronë" ndaj Izraelit, njoftuan mediat iraniane. Në kumtesë thuhet se sulmet erdhën "si përgjigje e agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut kundër Republikës Islamike të Iranit".

 Abu Dabi - Një person humbi jetën sot në Abu Dabi pasi forcat kundërajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kapën raketa balistike iraniane, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e EBA. Si dhe Iraku, Katari dhe Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se po e mbyllin hapësirën e tyre ajrore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për ndryshim të regjimit në Teheran. Në video-deklaratën e tij të parë për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Netanjahu i bëri thirrje "të gjithë popullit iranian" që të "hedhin poshtë zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor", transmetoi Si-En-En. Ai theksoi se "veprimi i përbashkët do të krijojë kushte që populli i guximshëm i Iranit ta marrë fatin në duart e tyre".

 Teheran - Ushtria iraniane njoftoi se ka lëshuar "dhjetëra dronë sulmues" drejt Izraelit. Në komunikatë, Armata e Republikës Islamike të Iranit thotë se ka kryer "operacionin e parë ofensiv në shkallë të gjerë me dronë kundër objektivave specifike në territoret e pushtuara dhe të gjitha interesave të regjimit sionist".

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 15 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Temperatura minimale do të bie në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR