• e enjte, 16 prill 2026

Me bllokadën amerikane janë kthyer nëntë anije në portet iraniane

Me bllokadën amerikane janë kthyer nëntë anije në portet iraniane

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Nëntë anije i dëgjuan urdhrat nga forcat amerikane që të kthehen në Iran për shkak të bllokadës në portet iraniane, kumtoi komanda qendrore amerikane - CENTKOM, kumtuan mediumet britanike.

Në 48 orët e para të bllokadës amerikane të anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane, asnjë anije nuk mundi të kalojë përmes forcave amerikane, kumtoi komanda ushtarake amerikane.

krahas kësaj, nëntë anije i dëgjuan udhëzimet nga forcat amerikane që të kthehen në portin amerikan apo rajonin bregdetar.

Në një kumtim, komandanti i CENTKOM-it, admirali Bred Kuper deklaroi se forcat amerikane kanë superioritet detar në Lindjen e Afërt dhe në mënyrë efikase e ndalën tregtinë detare drejt dhe nga Irani.

Rreth 90 për qind e ekonomisë së Iranit varet nga tregtia detare, theksoi Kuper, i cituar nga DPA.

Edhe përkundër bllokadës, agjencia iraniane e lajmeve Fars kumtoi se një supertanker iranian, që është nën sanksione të SHBA-së, e kaloi ngushticën deri te porti iranian "Imam Homeini". Agjencia nuk e identifikoi tankerin as nuk dha hollësi tët jera për udhëtimin e tij, vërejnë mediumet britanike.

Shtabi i bashkuar i armatës iraniane paralajmëroi se do ta ndalë rrjedhën tregtare në Gjirin persik, Detin e Omanit dhe Detin e kuq, që lidhet me Kanalin e Suezit, nëse vazhdon bllokada nga ana e SHBA-së.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Tramp sërish kërcënoi se do ta përshkallëzojë konfliktin nëse lufta vazhdon.

Ai për rrjetin "Foks biznis" deklaroi "mund t'i shkatërrojmë të gjitha urat e tyre për një orë. Mund t'i shkatërrojmë të gjitha elektranat e tyre për një orë. Nuk dëshirojmë ta bëjmë atë... kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë".

Mediumet amerikane kumtuan se një anije që lundron nën flamurin e Maltës është tankeri i parë për naftë të papërpunuar që u nis drejt perëndimit përmes ngushticës së Hormuzit pasi që SHBA-ja i bllokoi portet iraniane, thekson rrjeti global për ndjekje të transportit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR