Sulmuesi që vrau nëntë persona në Turqinë juglindore veproi i vetëm
- Nxënësi që dje në provincën turke Kahramanmarash vrau nëntë persona, veproi i vetëm dhe nuk është i lidhur me grupe militante terroriste, kumtuan autoritetet turke.
Ankara, 16 prill 2026 (MIA) - Nxënësi që dje në provincën turke Kahramanmarash vrau nëntë persona, veproi i vetëm dhe nuk është i lidhur me grupe militante terroriste, kumtuan autoritetet turke.
Një nxënës 14-vjeçar dje hapi zjarr në shkollën e tij, duke vrarë nxënës dhe një mësues, ndërsa i dyshuari është gjithashtu i vdekur.
Babai i të dyshuarit, nëpunës policor në pension, është arrestuar. Besohet se sulmuesi ka përdorur armën e babait të tij. Edhe nëna e ti gjithashtu është arrestuar.
Sipas mediave lokale, babai e çoi të birin në një poligon qitjeje një javë para incidentit sepse fëmija po tregonte interes për armët.
Incidenti ndodhi një ditë pasi një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në qytetin juglindor Shanliurfa, jo shumë larg Kahramanmarashi, duke plagosur 16 persona, 10 prej të cilëve nxënës.
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se do të rriten masat e sigurisë në të gjithë shkollat në Turqi. ls/
Foto: EPA