Papa Leo XIV deklaroi se "bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh"
- Papa Leo XIV sot, gjatë një vizite në Kamerun, kritikoi ashpër liderët që shpenzojnë miliarda për luftëra dhe theksoi se bota "po shkatërrohet nga një grusht tiranësh".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:05, 16 prill, 2026
Bamenda, 16 prill 2026 (MIA) - Papa Leo XIV sot, gjatë një vizite në Kamerun, kritikoi ashpër liderët që shpenzojnë miliarda për luftëra dhe theksoi se bota "po shkatërrohet nga një grusht tiranësh".
Papa i parë amerikan, gjithashtu, i dënoi liderët që përdorin gjuhë fetare për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një "ndryshim vendimtar të kursit" gjatë një takimi në qytetin më të madh të Kamerunit, ku pothuajse një dekadë konflikti kanë humbur jetën mijëra njerëz.
Papa Leo XIV po vazhdon turneun e tij afrikan me një vizitë në Kamerun, gjatë së cilës ai do të vizitojë disa vende afrikane gjatë 10 ditëve.
Foto: DPA