• e enjte, 16 prill 2026

Në përmbytjet në Republikën Domenikane dhe Haiti humbën jetën 19 persona

Në përmbytjet në Republikën Domenikane dhe Haiti humbën jetën 19 persona

Santo Domingo, 16 prill 2026 (MIA) - Në përmbytjet që goditën Republikën Domenikane dhe Haitin gjithsej jetën e kanë humbur 19 persona, ndërsa mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Në Republikën Domenikane kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa janë evakuuar të paktën 30.500 njerëz. Madje 38 vendbanime janë të izoluara nga bota.

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë filluan më 7 prill dhe po vazhdojnë prej më shumë se një jave. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR