Në Gana janë shpëtuar 305 qytetarë nga Afrika Perëndimore, nga të cilët 113 fëmijë, në operacion kundër trafikimit me njerëz
- Më shumë se 300 qytetarë të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë edhe 113 fëmijë, janë shpëtuar në një operacion të Shërbimit për imigracion në Gana të orientuar drejt rrjeteve të lypjes së lëmoshës në rrugë në kryeqytetin Akra.
- Post By Melahat Baftija
- 20:29, 16 prill, 2026
Akra, 16 prill 2026 (MIA) - Më shumë se 300 qytetarë të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë edhe 113 fëmijë, janë shpëtuar në një operacion të Shërbimit për imigracion në Gana të orientuar drejt rrjeteve të lypjes së lëmoshës në rrugë në kryeqytetin Akra.
Operacioni ka pasur për qëllim grupet e dyshuara të lypjes së lëmoshës në rrugë që shfrytëzonin shtetasit e huaj që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore në pjesë të rajonit të Akrasë së Madhe.
Sipas një raporti të vitit 2024 nga Departamenti amerikan i Shtetit, Gana nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë. Vendi është një pikë burimi, tranziti dhe destinacioni për trafikimin e qenieve njerëzore në Afrikën Perëndimore.
Kombësitë e 305 personave të shpëtuar nuk u zbuluan, por raportohet se midis tyre ka 36 djem, 77 vajza, 66 gra dhe 126 burra.
Agjencia theksoi se numri i madh i të miturve tregon shqetësime në rritje në lidhje me përdorimin e fëmijëve në skemat e organizuara të lypjes së lëmoshës që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, kurse operacioni u krye për të çmontuar rrjetet që shfrytëzojnë shtetasit e huaj, veçanërisht gratë dhe fëmijët. mb/
Foto: EPA