• e premte, 17 prill 2026

Merc: Gjermania mund të dërgojë anije minapstruese në Ngushticën e Hormuzit

Merc: Gjermania mund të dërgojë anije minapstruese në Ngushticën e Hormuzit

Berlin, 16 prill 2026 (MIA) - Pasi përfundimit të luftimeve në Iran, Gjermania mund të dërgojë anije minapastruese për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, deklaroi sot kancelari gjerman Fridrih Merc, raportoi DPA.

Në vigjilje të videokonferencës së nesërme së nivelit të lartë kushtuar situatës rreth Ngushticës së Hormuzit, ai tha se Gjermania mund të vendosë gjithashtu një anije shoqëruese dhe një aeroplan zbulues, raporton Bild.

Megjithatë, ai shtoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

"E kam koordinuar këtë qëndrim brenda qeverisë federale. Megjithatë, kjo varet nga mandati i KB-së, vendimi i kabinetit dhe miratimi i Bundestagut. Jemi ende larg kësaj", tha Merc. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR