• e premte, 17 prill 2026

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e hodhi poshtë propozimin e demokratëve për atmëpushim me Iranin

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e hodhi poshtë propozimin e demokratëve për atmëpushim me Iranin

Uashington, 16 prill 2026 (MIA) - Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e ka mbështetur sot fushatën ushtarake të presidentit amerikan Donald Tramp kundër Iranit, duke votuar kundër propozimit të demokratëve të orientuar drejt pezullimit të luftës derisa Kongresi nuk miratoi vazhdimin e armiqësive.

Votimi për Ligjin për autorizim për luftë përfundoi me 213-214, pothuajse tërësisht përgjatë vijave partiake, me ç'rast republikanët që mbështetën në mënyrë dërrmuese fushatën e vazhdueshme ushtarake të Tramp dhe refuzuan të vendosnin kufizime, raportoi En-Bi-Si njuz.

Vetëm një republikan, kongresmeni i Kentakit, Thomas Masi, votoi për propozimin, ndërsa demokrati, kongresmeni i Majnit, Xhared Golden, votoi kundër tij.

Kongresmeni i Ohajos, Uoren Dejvidson, i cili më parë kishte mbështetur përfundimin e luftës, abstenoi këtë herë, ndërsa tre republikanë nuk votuan.

Projektligji, i parashtruar nga kongresmeni demokrat Gregori Miks, do ta udhëzonte presidentin të tërhiqte forcat amerikane nga armiqësitë kundër Republikës Islamike të Iranit, duke përjashtuar përjashtimet e emergjencës sipas Aktit të pushteteve të luftës, përveç nëse autorizohet posaçërisht nga Kongresi.

"Donald Tramp e ka çuar popullin amerikan në një luftë të zgjedhur, të nisur pa miratimin e Kongresit. Presidenti nuk ka një strategji koherente dhe ky angazhim ushtarak i pakufizuar është pikërisht ajo që Akti i pushteteve të luftës ishte hartuar për të parandaluar", tha Miks në një fjalim para votimit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson, mbështeti Trampin në këtë mosmarrëveshje, ndërsa kritikoi komentet e kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Leoni XIV, i cili më parë e kishte kritikuar luftën.

Ndërkohë, sondazhet në SHBA tregojnë se shumica e qytetarëve nuk e mbështesin ndërhyrjen ushtarake në Iran, ndërsa rritja e çmimeve të karburantit dhe ndikimi i mundshëm politik në zgjedhjet e vitit 2026 përmenden si shqetësime shtesë.

Vota në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi një ditë pasi Senati hodhi poshtë një propozim të ngjashëm. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR