Në Sarajevë evakuohen dy qendra tregtare për shkak të alarmit për bomba të vendosura
- Dy qendrat më të mëdha tregtare në Sarajevë sot janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për bomba të vendosura, kumtoi policia.
Sarajevë, 16 prill 2026 (MIA) - Dy qendrat më të mëdha tregtare në Sarajevë sot janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për bomba të vendosura, kumtoi policia.
Qendrat tregtare "Sarajevo siti centar" (SCC) dhe "Alta" ndodhen në afërsi të Parlamentit dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Pas alarmit për bomba të vendosura, objektet janë zbrazur, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën.
Alarmi për pajisjet shpërthyese të vendosura arriti në polici dhe disa media të Boesnjës nëpërmjet emailit.
Në mesazhin thuhet se "janë vendosur pajisje shpërthyese të punuara me dorë". Dërguesit anonimë pretendojnë se një kilogram eksploziv është vendosur në SCC, ndërsa një pajisje me dy kilogramë eksploziv me detonator me telekomandës është vendosur në "Alta". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s