• e premte, 17 prill 2026

Pakistan: Ende nuk është caktuar data për raundin e dytë të bisedimeve SHBA-Iran

Pakistan: Ende nuk është caktuar data për raundin e dytë të bisedimeve SHBA-Iran

Islamabad, 16 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme deklaroi se ende nuk është caktuar një datë për raundin e dytë të bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit.

Për sot është parashikuar takim në Teheran i përfaqësuesve iranianë me shefin e armatës pakistaneze, në përpjekje për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme dhe për të caktuar një datë për raundin e dytë të bisedimeve paqësore me SHBA-në. 

Më parë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve mund të mbahet në Pakistan, por se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Pakistani është ndërmjetësuesi kryesor në zgjidhjen e konfliktit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR