Thirrje e hapur për pjesëmarrjen e artistëve shqiptar, maqedonas dhe grek në Festivalin kulturor ndërkombëtar në Prespë, Greqi
- Thirrje të hapur për artistët shqiptar, masqedonas dhe grek të marrin pjesë në instalimin artistik dymujor në ishullin e Shën Akilit në liqenin e vogël të Prespës, shpallin organizatorët e Festivalit Kulturor Ndërkombëtar "Trietnes" (TRIETHNÉS) që mbahet në Prespë, Greqi, në bashkëpunim me komunën greke të Prespës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 14:38, 16 prill, 2026
Athinë, 16 prill 2026 (MIA) - Thirrje të hapur për artistët shqiptar, masqedonas dhe grek të marrin pjesë në instalimin artistik dymujor në ishullin e Shën Akilit në liqenin e vogël të Prespës, shpallin organizatorët e Festivalit Kulturor Ndërkombëtar "Trietnes" (TRIETHNÉS) që mbahet në Prespë, Greqi, në bashkëpunim me komunën greke të Prespës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Trietnes" që në përkthim do të thotë tre kombe ose Tromegja, këtë vit do të mbahet për herë të dytë, instalimi artistik është inspiruar nga tema e festivalit "Kthimi në fillim" dhe do të zhvillohet në gusht dhe shtator të këtij viti, ndërsa projekti e hulumton konceptin e kthimit, jo si përsëritje, por si transformim.
"Thirrja u kërkon artistëve nga fusha të ndryshme të eksplorojnë ishullin si një vend që është njëkohësisht material dhe simbolik, një hapësirë kthimi, kalimi dhe ciklikaliteti të kohës. Përmes një shtegu këmbësor të kuruar me kujdes rreth ishullit, vizitorët do të hasin një seri instalacionesh arti që do të shpalosen si një përvojë narrative, duke zbehur kufijtë midis fillimit dhe fundit", thanë organizatorët.
Aplikimi për pjesëmarrje në festival duhet të përfshijë një propozim të detajuar artistik për një vepër të re ose ekzistuese, kandidatët duhet të shpjegojnë qartë kornizën konceptuale të propozimit dhe lidhjen e tij me ishullin e Shën Akilit, duke marrë parasysh karakteristikat hapësinore, historike dhe ekologjike të ishullit, si dhe konceptin e veprës.
Paralelisht, çdo propozim duhet të jetë për dy pika të zgjedhura në ishull, të cilat duhet të përcaktohen dhe shpjegohen qartë, dhe veprat e propozuara duhet të jenë të përshtatshme për ekspozitë në natyrë dhe të jenë në gjendje të qëndrojnë në ekspozitë gjatë gjithë kohëzgjatjes së ekspozitës.
Afati i fundit për regjistrim është 30 maji 2026, dhe më shumë informacion në lidhje me thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjeni në: https://www.triethnesfest.eu/open-call/ sa/
Foto: Xhej Rajsi - Festivali "Trietnes"