• e martë, 02 korrik 2024

MASH: Në objektin e ri të shkollës "Sami Frashëri" në Kumanovë mësimin do ta ndjekin 1.200 nxënës

MASH: Në objektin e ri të shkollës

Kumanovë, 28 maj 2024 (MIA) - Mbi 300 milionë denarë do të kushtojë ndërtimi i objektit të destinuar për gjimnazin e Kumanovës "Sami Frashëri", njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga aty bëjnë me dije se objekti do të ketë katër nivele dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 7.400 metrash katrorë.

"Janë duke u zhvilluar aktivitetet për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit "Sami Frashëri" në Kumanovë. Është investim i plotë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vlerë prej rreth 317 milionë denarë. Shkolla do të vendoset në ish kazermën "Hristian Todorovski Karposh" në lagjen Bedinje. Ajo do të ketë katër kate dhe një sipërfaqe prej 7.400 metrash katrorë, si dhe një fushë sportive dhe një parking. Objekti i ri modern do të ketë mundësi ​​për 1.200 nxënës. Aktivitetet kanë filluar në muajin prill dhe realizohen nga HOXHA INXHENERING nga Kumanova. Operatori ekonomik është përzgjedhur përmes procedurës së prokurimit publik të kryer në kohë rekord nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës menjëherë pas marrjes së aprovimit për ndërtim nga Komuna e Kumanovës në janar të këtij viti", njoftuan nga MASH.

Qeveria më 30 gusht të vitit të kaluar, solli vendim për fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e objektit për nevojat e nxënësve nga kjo shkollë. Sektori për urbanizëm i komunës së Kumanovës në janar, të këtij viti ka lëshuar miratimin për ndërtimin e shkollës së mesme "Sami Frashëri", objekti i shkollës do të vendoset në ish-kazermën "Hristijan Todorovski Karposh" në lagjen Bedinje, ku tashmë funksionon edhe shkolla e mesme "Pero Nakov" në gjuhën mësimore shqipe.

Gjenerata të tëra nxënësish e ndiqnin mësimin në kushte joadekuate në ish ndërtesën administrative "ZIK", në një nga bulevardet më të frekuentuara të qytetit. sa/

Foto: Komuna e Kumanovës 

QËNDRONI TË LIDHUR