• e enjte, 04 korrik 2024

Përfaqësuesja e re e UNICEF-it, Lesli Miler ia dorëzoi letrat kredenciale ministrit Mucunski

Përfaqësuesja e re e UNICEF-it, Lesli Miler ia dorëzoi letrat kredenciale ministrit Mucunski

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesja e sapoemëruar e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miler, ia dorëzoi letrat kredenciale ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, kumtuan nga Zyra e UNHCR-së në Shkup.

Ministri Mucunski shprehi falënderim për partneritetin 30-vjeçar mes Qeverisë dhe UNICEF-it në vend dhe theksoi se ndryshimi në shoqëri duhet të fillojë nga fëmijët dhe theksoi se vazhdimi i këtij bashkëpunimi është me rëndësi për avancimin e të drejtave të njeriut.

"Miler e lavëdoi ministrin për arritjet e vendit në sferën e fëmijëve, duke vërejtur se prej se është ratifikuar Konventa për të drejtat e fëmijëve para 30 viteve, kornizat ligjvënëse-politike janë përmirësuar, ndërsa sistemet e përforcuara në mënyrë të këtillë kontribuojnë për përmirësim të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve", thuhet në kumtesën e UNICEF-it.

Duke folur për aspiratat e vendit për zhvillim më të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mirëqenie më të mirë të të gjithë qytetarëve të tij, përfaqësuesja e UNICEF-it u obligua se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë në mënyrë që t'u përgjigjen nevojave dhe të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ky bashkëpunim, sipas saj, do të thotë mbështetje e vazhduar për reformat e rëndësishme në shëndetësi, arsimk, mbrojtje të fëmijëve dhe sociale, drejtësi dhe mjedis jetësor, si dhe zgjidhje të sfidave të reja për fëmijët. Ajo shtoi se programi i ri për vendin (2026-2030) do të jetë mundësi e vetme për t'i ripërtërirë angazhimet e përbashkëta për të gjithë fëmijët në vend - posaçërisht për vajzat dhe djemtë më të ndjeshëm - të avancojnë, të mësojnë, të jenë të mbrojtur dhe të përfshirë.

Para se ta marrëd etyrën në Maqedoni të Veriut, Lesli Miler ishte zëvendës-përfaqësuese e UNICEF-it në Vietnam. Ajo ka përvojë mbi 30-vjeçare në UNICEF në disa pozita udhëheqëse, partnere dhe programore. krahas shërbimit në Vietnam, ka punuar edhe në Serbi dhe kamboxhë, në Zyrën rjaonale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore me seli në Gjenevë dhe në selinë e UNICEF-it në Nju-Jork. ab/

fotо: Zyra e UNHCR-së në Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR