• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet plaçkitësi, i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve

Arrestohet plaçkitësi, i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Ohër dje e kanë privuar nga liria V.D. (30) nga Ohri.

"Ai është privuar nga liria në bazë të urdhëresës me shkrim nga Gjykata Themelore Ohër me të cilën është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer 'plaçkitje'”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I dënuari është dërguar në Institiucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Prilep për vuajtjen e dënimit me burg. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR