• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Bozhinovska - Lorkovski, është biseduar për miratimin e një ligji të ri për energjetikë

Takim Bozhinovska - Lorkovski, është biseduar për miratimin e një ligji të ri për energjetikë

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Planet në pjesën e energjetikës lidhur me prodhimtarinë e energjisë elektrike ishin pjesë e bisedimeve mes ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska dhe drejtorit të Sekretariatit Evropian të Energjetikës, Artur Lorkovski. 

Takimi, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për informim, është mbajtur në kuadër të takimit joformal të vendeve anëtare të Bashkësisë Energjetike - Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. 

Në takim, thuhet në kumtesë, ishin harmonizuar rregullat për zbatimin e pakos integruese për energjinë elektrike dhe optimizimit të alokimit të kapaciteteve ndërkufitare për shpërndarje mes vendeve. Kjo nënkupton llogaritje të koordinuar të çmimeve dhe lëvizjeve me qëllim që tregu të jetë më parashikues dhe më lehtë të barazohet çmimi. Gjithashtu ishte biseduar edhe për miratimin e Ligjit të ri për energjetikë, për çka vendit i është dhënë afat i ri deri më 15 shtator. 

Bozhinovska shpjegoi shkurt projektet e planifikuara të Ministrisë së sapoformuar, e cila synon fuqizimin e këtij sektori dhe uljen në minimum të mundësive për korrupsion apo keqpërdorime. Pikërisht korrupsioni, siç theksoi Bozhinovska, është arsyeja pse nuk ka investime të konsiderueshme në fushën e energjetikës. Fokusi i Ministrisë së re, sqaroi ajo, do të jetë në investimet kapitale, të cilat në afat të gjatë do të nënkuptojnë stabilitet në raport me prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Për drejtimet nga Bashkësia Energjetike për vendin dhe gjendjet momentale lidhur me sektorin e energjetikës, Lorkovski më 8 korrik vjen që ta prezantojë raportin para parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR