• e enjte, 04 korrik 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu

Presidentja Siljanovska Davkova e priti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu

 Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me ç'rast Siljanovska Davkova falënderoi BERZH-in për mbështetjen dhe partneritetin në tri dekadat e fundit, si një nga investitorët kryesorë dhe më të mëdhenj në vend dhe rajon.

 

Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës njoftuan se ajo theksoi se BERZH-i me aktivitetet e saj për mbështetje në fusha jashtëzakonisht të rëndësishme përmes projekteve të rëndësishme si infrastruktura e transportit, infrastruktura komunale për mjedisin jetësor, energjinë dhe gazifikimin do të kontribuojë në përforcimin e integrimeve rajonale, në avancimin e procesit integrues evropian të Maqedonisë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 "Duke shprehur kënaqësi për bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, veçanërisht në fushën e infrastrukturës si një segment i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social, por edhe mundësitë që ofron për investime në burimet e rinovueshme të energjisë dhe efiçencën e energjisë, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në kuadër të kompetencave të saj në politikat ekonomike, do t'i përkushtohet promovimit të interesave të Maqedonisë përmes diplomacisë ekonomike dhe partneriteteve me institucionet ndërkombëtare, si ai me BERZH-in", thuhet në njoftimin e Kabinteit të presidentës së shtetit. qa

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR