• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jam i gatshëm të bisedoj për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit për prokurorë publik, thotë Mickoski

Jam i gatshëm të bisedoj për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit për prokurorë publik, thotë Mickoski

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot shprehi gatishmëri të bisedojë me ekspertë, por edhe me ambasadorët për reformën e paralajmëruar lidhur me Këshillin gjyqësor dhe me Këshillin e prokurorëve publik. Disa nga ambasadorët dje shfaqën vërejtje për paralajmërimin për shpërndarjen e tyre.

"Jam i gatshëm të ulemi tërë ditën, të bisedojmë, të punojmë derisa nuk gjejmë zgjidhje si të jetë më mirë, vetëm të mos jetë si deri më tani. Sepse, siç është kështu, nuk është mirë", tha Mickoski në deklaratë për mediumet dhënë gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli.

Duke folur për deklaratat e djeshme  të disa ambasadorëve, Mickoski tha se e ka dëgjuar atë deklaratë, por edhe se për politikat e këtij koalicioni kanë votuar 600.000 qytetarë.

"Disi u bë praktikë ambasadorët të përzihen në punët e brendshme në shtet. Në rregull, edhe por të jetë ashtu, 600.000 qytetarë votuan për këtë koalicion. Dukshëm, kjo për ta nuk do të thotë asgjë edhe për politikat e kësaj Qeverie. Njëkohësisht ata thonë se është katastrofike gjendja me sundimin e së drejtës, por raportet e tyre thonë se po lulëzon krimi dhe korrupsioni, besimi në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillin e prokurorëve publik është dy-tre prë qind tek qytetarët", tha Mickoski.

Shtoi se është i gatshëm të bisedojë me ta dhe nëse ajo zgjidhje është më e mirë, menjëherë do ta pranojë dhe zbatojë.

"Njëherë e përgjithmonë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e gjyqësorit dhe prokurorisë sepse kështu, qartë nuk shkon. Shikoni se kush janë anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe gjithçka e keni tëq artë. Të gjithë ishim dëshmitarë të tërë këtyre dramave të cialt ndodhën gjatë periudhës së kalaur, ndërkaq lidhur me Këshillin gjyqësor, me Këshillin e prokurorëve publik", tha Mickoski.

Theksoi se faji ka emër dhe mbiemër dhe se ai duhet të locohet. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR