• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë vazhdoi seanca kundër kryetarit të Kumanovës Dimitrievski

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë vazhdoi seanca kundër kryetarit të Kumanovës Dimitrievski

Kumanovë, 2 korrik 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore në Kumanovë sot vazhdoi seanca në të cilën është i akuzuar kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, pas padisë penale të parashtruar nga firma ndërtimore të Kumanovës për rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtimin e ndërtesave në Kumanovë.

Në seancën e sotme vazhdoi marrja në pyetje e dëshmitarit, udhëheqëse e departamentit për urbanizëm në Komunën e Kumanovës, Emilia Slaridis Janevska, e cila u përgjigje në pyetjen e prokurores për procedurën për miratimin e objektit, për dokumentacionin, për datat e miratimit, pezullimin e PDU, që mbulon zonën përreth gjimnazit dhe ambulancës së shkollës, si dhe për ndryshimin e vendimit për nivelin e ndërtimit. Slaridis tha se vendimi është ankimuar nga kompanitë e ndërtimit dhe se Gjykata Kushtetuese ka miratuar një masë të përkohshme për anulimin e ndryshimit dhe plotësimit të vendimit të këshillit pezullues, pas së cilës lënda është proceduar. Kurse avokatët e kompanive të ndërtimit "UPM-GRUP" SHPKNJP dhe "HROMAK Emil" SHPKNJP pyetën për datat e miratimit të vendimit për ndryshimin e uljes së nivelit të ndërtimit, nëse investitorët posedonin leje të tjera përcjellëse, nëse projekti u rishikua. Avokatët e kompanive thanë se komuna nuk ka respektuar vendimet e organit të shkallës së dytë, pra të Gjykatës Kushtetuese. Ajo konfirmoi se edhe pse afati ligjor është më i shkurtër në momente të caktuara, për shkak të vërejtjeve mund të zgjatet dhe tha se gjatë procedurës kanë pasur inspektime.

Në marrjen në pyetje ishte thënë se të gjitha institucionet dhanë raport pozitiv përveç, NP "Ujësjellësi", se fillimisht nuk kanë pasur vërejtje nga gjimnazi dhe ambulanca e shkollës për rrezikimin e interesit publik, por nga qytetarë, ndërsa më vonë kas pasur vërejtje nga gjimnazi dhe ambulanca e shkollës.

Gjatë dëshmimit me anë të pyetjeve të tërthorta nga mbrojtja udhëheqësja akuzoi për presion, tha se pikat e rendit të ditës për seancën ishin të njohura disa ditë para marrjes së vendimit të Këshillit, ndërsa gjimnazi dhe ambulanca e shkollës kishin vërejtje të cilat i kishte shqyrtuar një ekspert që u ka thënë se është e nevojshme të pezullohet PDU, që të miratohet i ri i cili nuk e rrezikon interesin publik.

Ajo u përgjigj edhe në pyetjet e Dimitrievskit se që kur ai është kryetar komune, kompanitë kishin leje për ndërtimin e pesë kërkesave të tyre të parashtruara. Ajo theksoi se sado që mundohet që t'i ruajnë të gjitha afatet lëndët në sektorin i punojnë vetëm tre nëpunës. 

Gjatë marrjes në pyetje ishte potencuar se në këtë vend, investitorët mund të ndërtojnë, lënda ka përfunduar dhe është dhënë vendim për ndërtim. Slaradis theksoi në pyetjen e avokatit të paditësve se vendimi i Këshillit për pezullimin e PDU është anuluar nga Gjykata Kushtetuese. 

Në seancën e kaluar Dimitrievski tha se nuk ndjehet fajtor, pronarët e kompanive Boban Spasovski dhe Emil Georgievski vlerësojnë se janë dëmtuar me vendimin për pezullimin e PDU për parcelën dhe kërkojnë mbi 3,3 milionë denarë.

Seanca e kaluar është caktuar për më 4 shtator të këtij viti kur të merren në pyetje ekspertët të cilët e kanë përgatitur ekspertizën për dëmin e shkaktuar të personave juridikë, të propozuar nga prokuroria. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR