• e premte, 27 dhjetor 2024

Guvernatorja Angellovska Bezhoska në Asamblenë e përgjithshme vjetore të BIS

Guvernatorja Angellovska Bezhoska në Asamblenë e përgjithshme vjetore të  BIS

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, në kuadër të Takimit Vjetor të Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS), mori pjesë në takimin e grave guvernatore dhe zëvendësguvernatoreve, ku u takua me guvernatoren e bankës qendrore të Norvegjisë dhe zëvendësguvernatoret e Kanadasë, Finlandës dhe Turqisë.

Në takim, njofton Banka Popullore (BP), u theksua se duhet ende vigjilencë edhe pse inflacioni vitin e kaluar ka shënuar trend rënës dhe është ruajtur stabiliteti financiar.

Angellovska-Bezhoska, së bashku me zëvendësguvernatoren Ana Mitreska, kanë biseduar me guvernatoren e bankës qendrore të Italisë, për progresin në anëtarësimin në SEPA, por edhe për mundësinë e anëtarësimit në sistemin e pagesave TIPS të Bankës Qendrore Evropiane, i cili mund të ofrojë përfitime të shumta në sferën e pagesave për qytetarët dhe kompanitë tona.

Në Asamblenë e BIS janë shqyrtuar dhe miratuar Raporti i fundit Vjetor për punën e BIS dhe Raporti Vjetor Ekonomik.

Në kuadër të Takimit Vjetor, siç thonë, ka pasur edhe panel diskutime ku janë diskutuar temat aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti bankar qendror.

Takimet në kuadër të Asamblesë Vjetore të BIS-it, theksojnë ata, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave aktuale, por edhe për përgatitjen e tendencave të ardhshme në sferën monetare, duke marrë parasysh edhe rolin e BIS-it si bankë e bankave qendrore si dhe roli i bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbështetur stabilitetin monetar dhe financiar. Në këtë kontekst, guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorja Mitreska zhvilluan takime të shumta bilaterale me disa kolegë të tyre nga bankat qendrore që janë anëtare të BIS.

Banka Popullore është anëtare e plotë e BIS me gjashtëdhjetë e dy banka të tjera qendrore dhe autoritete monetare nga e gjithë bota, të cilat marrin pjesë dhe kanë të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme. sa/

Foto: BP

QËNDRONI TË LIDHUR