• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli Evropian ka harmonizuar udhëzimet për përgatitjen e buxhetit të BE-së për vitin 2025

Këshilli Evropian ka harmonizuar udhëzimet për përgatitjen e buxhetit të BE-së për vitin 2025

Bruksel, 12 mars 2024 (MIA) - Anëtarët e BE-së sot në kuadër të Këshillit Evropian arritën marrëveshje për udhëzimet për Buxhetin e Unionit për vitin 2025, i cili duhet t'i ndihmojë Komisionit Evropian në përgatitjen e kornizës buxhetore për vitin e ardhshëm, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në konkluzionet e tij, Këshilli thekson se Buxheti i BE-së për vitin 2025 ka një rol kyç për zhvillimin dhe realizimin e synimeve afatgjata dhe prioriteteve politike të Unionit, duke konfirmuar angazhimin, së bashku me partnerët, për t'i ofruar ndihmë financiare Ukrainës për aq kohë sa do të ketë nevojë, si dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe rindërtimin afatgjatë të saj.

“Këshilli e thekson rëndësinë e buxhetit për vitin 2025 për të vazhduar të tregojë solidaritetin e Unionit me popullin e Ukrainës dhe t'i përgjigjet krizave të lidhura me to, shtohet në kumtesën.

Vendet anëtare, gjithashtu, besojnë se Buxheti për vitin 2025 duhet të jetë real, në përputhje me nevojat reale, të sigurojë buxhetim të arsyeshëm dhe të lërë margjina të mjaftueshme nën shumat përfundimtare në Kornizën financiare shumëvjeçare për t'u përballë me rrethanat dhe sfidat e paparashikuara.

Në të njëjtën kohë, Buxheti për vitin 2025 duhet të sigurojë burime të mjaftueshme për të mundësuar zbatimin e programeve të Unionit dhe shlyerjen në kohë të detyrimeve të ndërmarra tashmë. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të harmonizojë Draft-buxhetin për vitin 2025 me rezultatin e marrëveshjes për rishikimin e Kornizës financiare shumëvjeçare për periudhën 2021-2027, sipas konkluzioneve të Këshillit Evropian të datës 1 shkurt 2024, thekson Këshilli.

Në të njëjtën kohë, theksohet nevoja që Komisioni të identifikojë konvertimet e nevojshme për financimin e prioriteteve të përcaktuara në rishikimin e buxhetit.

“Këshilli i bën thirrje Komisionit që të marrë parasysh dhe të reflektojë në draft-buxhetin për vitin 2025 të gjitha prioritetet e dakorduara bashkërisht në konkluzionet e Këshillit Evropian të datës 1 shkurt 2024”, përfundohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR