• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pakistani ka bombarduar strehimore të militantëve në Afganistan

Pakistani ka bombarduar strehimore të militantëve në Afganistan

Islamabad, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Dronë pakistanezë dhe aeroplanë ushtarakë i kanë sulmuar kampet e militantëve islamikë në Afganistanin fqinj, duke vrarë disa luftëtarë, të cilët gjoja qëndrojnë pas sulmeve vdekjeprurëse tejkufitare në javët e fundit, deklaruan sot disa burime.

Sulmet ajrore janë kryer dje në provincën Paktika, e cila kufizohet me Pakistanin, deklaruan tre përfaqësues të zbulimit për DPA-në.

Të paktën tre strehmiore, të cilat i kanë shfrytëzuar talebanët pakistanezë për stërvitje të luftëtarëve, duke përfshirë edhe sulmues vetvrasës me bomba, ishin objektiv i sulmeve. 

Autoritetet pakistaneze njoftuan se 25 militantë janë vrarë në sulmet ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes i konfirmoi sulmet ajrore, por shtoi se jetën e kanë humbur gra dhe fëmijë nga familjet refugjate pakistaneze. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR