• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy gazetarë dhe një polic janë vrarë nga një bandë gjatë rihapjes së një spitali në kryeqytetin e Haitit

Dy gazetarë dhe një polic janë vrarë nga një bandë gjatë rihapjes së një spitali në kryeqytetin e Haitit

Port-o-Prens, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Dy gazetarë dhe një polic u vranë nga një bandë gjatë rihapjes së një prej spitaleve kryesore në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, njoftuan autoritetet.

Gangsterët hapën zjarr ndaj të pranishmëve në ceremoninë e djeshme në një zonë të Port-o-Prensit, ku mbretëron paligjshmëria dhe grupet e armatosura sundojnë në mënyrë efikase.

Sipas të dhënave fillestare, qëllimi i bandës ishte parandalimi i rihapjes së spitalit të përgjithshëm.

Gangsterët janë pjesë e koalicionit të grupeve të armatosura "Të jetojmë së bashku".

Spitali u mbyll më 29 shkurt të këtij viti, pas një sulmi të kryer nga i njëjti grup bandash kriminale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR