• e enjte, 26 dhjetor 2024

Durmishi: Nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do të kufizojmë marzhet e fitimit dhe çmimet

Durmishi: Nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do të kufizojmë marzhet e fitimit dhe çmimet

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe shoqërore dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më rigoroze si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. 

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit. Për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze. Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR