• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tetë palestinezë janë vrarë në një operacion ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor

Tetë palestinezë janë vrarë në një operacion ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor

Ramallah, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Tetë palestinezë, mes të cilëve edhe dy gra, janë vrarë gjatë një operacioni ushtarak izraelit në dy kampe refugjatësh në zonën e qytetit Tulkarem, në pjesën veriore të Bregut të pushtuar Perëndimor, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Armata izraelite njofotn se ka "eliminuar një terrorist". Krahu ushtarak i "Hamasit" konfirmoi se mes të vrarëve në opercion janë dy luftëtarë të tij.

Armata izraelite kumtoi se një komandant i saj u plagos pasi automjeti i tij ka hasur në një mjet shpërthyes gjatë operacionit. Ai është evakuuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ushtarët nuk janë lënduar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR