• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti e akuzoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës se e përfaqëson Beogradin

Kurti e akuzoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës se e përfaqëson Beogradin

Prishtinë, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e akuzoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës “Sërbska Lista” se është nën komandë të Beogradit, përderisa autoritetet e shqyrtojnë ankesën e saj kundër ndalesës për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

“Lista serbe, për fat të keq, e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe nivelin e lartë të përzierjes së Serbisë në çështjet e brendshme në Kosovë”, deklaroi mbrëmë Kurti para gazetarëve. 

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës të hënën ia ndaloi Listës Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e theksuar “qëndrimin nacionalist të partisë dhe lidhjet e afërta me Serbinë”. Partia dje ka parashtruar ankesë në organet kompetente në Prishtinë. 

Një anëtar i trupit votues tha se nuk mund të miratojë “strukturë e cila haptas nuk e pranon shtetin e Kosovës”. 

Nëse përsëri refuzohet pjesëmarrja në zgjedhje, “Sërbska Lista” do të ketë të drejtë të ankesës për herë të dytë në Gjykatën Supreme, vendimet e të cilës janë përfundimtare. 

Kurti, gjithashtu, tha se Serbia i ka dhënë azil ish nënkryetarit të partisë Millan Radojçiq, ekstradimin e të cilit e kërkon Prishtina, pasi ai e mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në afërsi të manastirit në Banskë, në veri të Kosovës, në shtator të vitit 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR