• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 14 të mbijetuar në aksidentitn e aeroplanit në Kazakistan

Të paktën 14 të mbijetuar në aksidentitn e aeroplanit në Kazakistan

Astana, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ka të mbijetuar në aksidentin e aeroplanit, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një aeroplan, i cili fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, drejt Rusisë, u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau, në perëndim të Kazakistanit. Në aeroplan ka pasur 67 udhëtarë.

Ka raporte të ndryshme për numrin e të mbijetuarve, por autoritetet shëndetësore të Kazakistanit informojnë se 14 persona u pranuan në spital.

"Në këtë moment, 14 të mbijetuar janë dërguar në spitalin rajonal, prej të cilëve pesë janë në repartin e kujdesit intensiv", kumtoi reparti rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Gjendjes së Jashtëzakonshme të Kazakistanit kumtoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e aksidentit dhe se shërbimet zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin.

Azerbajxhan erllajns informoi se aeroplani Embraer 190, me numër fluturimi J2-8243, po fluturonte nga Baku për në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë, por u detyrua të bënte ulje emergjente rreth tre kilometra nga Aktau.

Arsyet e aksidentit ende nuk dihen.

Sipas të gjitha gjasave, aeroplani u riorientua për shkak mjegullës në Grozni.

Udhëtarët janë shtetas të Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Rusisë, njoftojnë mediat lokale. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR