• e shtunë, 29 qershor 2024

Këshilli Atlantik i Veriut i ka dënuar kërcënimet e fundit hibride ruse

Këshilli Atlantik i Veriut i ka dënuar kërcënimet e fundit hibride ruse

Bruksel, 3 maj 2024 (MIA) - Vendet-anëtare të NATO-s shprehin shqetësim të thellë për shkak të aksioneve hibride të Rusisë, të cilët paraqesin kërcënim të sigurisë së tyre, por porosisin se aktivitetet e këtilla ruse nuk do t'i zbrapsin nga qëllimi që të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën, theksohet në deklaratën e Këshillit Atlantik të Veriut (NAK), lidhur me kërcënimet e fundit hibride ruse.

"Aleatët e NATO-s janë thellë të shqetësuar për aktivitetet e paradokohshme keqadashëse në territorin aleatë, duke përfshirë edhe ata që kanë rezultuar me hetim dhe akuza kundër më shumë individëve lidhur me aktivitetet armiqësore shtetërore kundër Çekisë, Estonisë, Gjermanisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar", theksohet në deklaratë.

NAK thekson se këto incidente janë pjesë e fushatës së intensifikuar të aktiviteteve që Rusia vazhdon t'i zbatojë nëpër zona euroatlantike, duke përfshirë edhe në territorin e Aleancës, që përfshin përhapje të lajmeve të rreme, sabotazhe, akte të dhunshme, implikimet kiber dhe elektronike, zbatim të fushatës së dezinformatave dhe formave të tjera të kërcënimeve hibride.

"I mbështesim dhe shprehim soldaritet me aleatët e prekur. Do të veprojmë në mënyrë individuale dhe kolektive që të përballemi me këto aksione dhe do të vazhdojmë të kooridnohemi ngushtë", potencoi Këshilli.

Në deklaratën më tej theksohet se NATO do të vazhdojë ta përforcojë rezistencën e saj dhe t'i zbatojë dhe avancojë instrumentet që i ka në dispozicion që t'i kundërshtojë aksionet hibride ruse  dhe do të kujdeset që Aleanca në tërësi dhe vendet-anëtare të jenë të gatshme të mbrohen dhe t'i zbrapsin këto aktivitete ose sulme hibride.

"E dënojmë sjelljen e këtillë ruse dhe i bëjmë thirrje Rusisë q'i plotësojë detyrimet e saj ndërkombëtare, siç i bëjnë aleatët e NATO-s", shtohet në deklaratën e Këshillit Atantik të Veriut. mb/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR