• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria e Kosovës ndalon TikTokun në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ndalon TikTokun në institucionet publike

Prishtinë, 28 qershor 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e rrjetit social "TikTok" në institucionet publike me qëllim që të eliminohen rreziqet kibernetike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se vendimi është një masë parandaluese, duke i ndjekur hapat e vendeve evropiane.

"Kemi thënë se lejohet përdorimi i TikTokut në pajisjet personale, por jo edhe në sistemin shtetëror", tha ai.

Vendimi është marrë me qëllim që të eliminohen rreziqet kibernetike dhe të gjitha institucionet obligohen t'i vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalesën e TikTokut, u tha pas mbledhjes së qeverisë.

Qeveria e Kosovës gjtihashtu miratoi një strategji për luftë kundër drogës në periudhën e viteve 2024-2028. sa/

foto:arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR