Valë e re e sulmeve iraniane ndaj caqeve amerikano-izraelite në rajon
- Komandanti i Forcave Ajrore-Hapësinore të Gardës Revolucionare Iraniane, Sardar Musavi, paralajmëroi "fazë të re sulmesh efektive dhe të forta në rajon kundër armikut amerikano-cionist".
- Post By Melahat Baftija
- 17:49, 17 mars, 2026
Teheran, 17 mars 2026 (MIA) - Komandanti i Forcave Ajrore-Hapësinore të Gardës Revolucionare Iraniane, Sardar Musavi, paralajmëroi "fazë të re sulmesh efektive dhe të forta në rajon kundër armikut amerikano-cionist".
"Shtylla kurrizore e arrogancës do të thyhet në rrugë dhe sheshe", tha Musavi.
Garda Revolucionare Iraniane njoftoi sot paraprakisht se është duke kryer një valë intensive sulmesh ndaj pozicioneve amerikane dhe izraelite në të gjithë rajonin, duke përdorur raketa dhe dronë.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte kapur raketa të lëshuara nga Irani. mb/
Foto: EPA