• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një qendër të komunikimeve satelitore në Krime

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një qendër të komunikimeve satelitore në Krime

Kiev, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministria ukrainase e Mbrojtjes sot kumtoi se forcat e armatosura të Ukrainës këtë javë kanë shkatërruar një qendër ruse për komunikime satelitore në Gadishullin e Krimesë.

Në postimin e aplikacionit Telegram, Ministria citon se qëllimi është "një komponent i vlefshëm ushtarak në komunikimin satelitore dhe sistemin për drejtim të forcave ruse".

Mediat perëndimore theksojnë se për momentin nuk mundet nga një burim i pavarur të konfirmohet ky informacion.

Të hënën, në rrjetin social u paraqitën informacione për shpërthime në afërsi të fshatit Vitino në Gadishullin e Krimesë, ku është vendosur qendra e komunikimeve.  sa/

foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR