• e shtunë, 29 qershor 2024

Rusia paralajmëroi NATO-n për shkak të droneve amerikane mbi Detin e Zi

Rusia paralajmëroi NATO-n për shkak të droneve amerikane mbi Detin e Zi

Moskë, 28 qershor 2024 (MIA) - Rusia lëshoi paralajmërim se forcat e saj do të ndërmarrin "masa për përgjigje të shpejtë" me qëllim që të parandalojnë incidentet potenciale në hapësirën ajrore për shkak të paraqitjeve gjtihnjë e më të shpeshta të droneve amerikane mbi Detin e Zi.

"Fluturimet e tilla në masë të madhe e rrisin besueshmërinë për incidentet në hapësirën ajrore me aeroplanët e Forcave ajrore hapësinore, që e rrit rrezikun  nga konflikti direkt ndërmjet Aleancës dhe  Federatës Ruse. Për këtë përgjegjës do të jenë vendet e NATO-s", citohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, MM e Rusisë e akuzon SHBA-në se i përdorin dronet për zbulimin dhe shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën.

"Fluturimet e intensifikuara të droneve amerikane mbi Detin e Zi tregojnë për përfshirjen në rritje të SHBA-së dhe vendeve anëtare të NATO-s në konfliktin në Ukrainë, nga ana e Kievit", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Ministri i ri rus i Mbrojtjes Andrej Belousov ka urdhëruar Shtabin e Përgjithshëm të ndërmarrë veprime kundër dronëve amerikan. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR