• e premte, 27 dhjetor 2024

Glavçev: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë detyrimet e saj për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Glavçev: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë detyrimet e saj për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë obligimet e saj për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Glavçev, në Samitin e BE-së, njofton shërbimi për shtyp i kabinetit të tij.

Glavçev, në Bruksel, hapi temën për zhvillimet në vend gjatë javëve të fundit. Siç raporton BTA, ai vuri në dukje "sfidat serioze që shfaqen në raport me perspektivën evropiane të vendit kandidat për anëtarësim në BE".

Gjatë mbërritjes në ditën e parë të Samitit të BE-së në Bruksel, Glavçev tha dje se "pret që Maqedonia e Veriut t'i respektojë marrëveshjet" dhe se "do t'u kujtojë kolegëve evropianë se çfarë zotimesh janë marrë më 18 korrik 2022, kur u miratua Korniza negociuese".

"Në dhjetor të vitit 2023 ishte pak më konkrete dhe fokusi u vendos te ndryshimet kushtetuese. Kohëve të fundit kemi dëgjuar deklarata nga liderët e partive, por edhe nga liderët qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut se ndryshime të tilla nuk do të bëhen", tha Gllavçev. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR