• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një muaj paraburgim për ish policin serb të Kosovës, i dyshuar për spiunazh

Një muaj paraburgim për ish policin serb të Kosovës, i dyshuar për spiunazh

Prishtinë, 28 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i caktoi sot një muaj paraburgim  ish pjesëtarit të policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq,  për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprat penale Spiunazh dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Vlajiq, siç njoftuan organet kompetente, është arrestuar të mërkurën në mbrëmje pas hetimeve disa muajshe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe policisë së Kosovës.

Sipas mediave në Prishtinë, Vlajiq dyshohet se ka kryer veprime spiunazhi në interes të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR