• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania i bëri thirrje Iranit të ndihmojë në parandalimin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Gjermania i bëri thirrje Iranit të ndihmojë në parandalimin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Berlin, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jshtme Analena Berbok i bëri thirrje homologut të saj  iranian Ali Bageri Kani se Teherani duhet të ndihmojë në parandalimin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

"Përkeqësimi i mëtejshëm i situatës duhet të shmanget me çdo kusht. Edhe Irani duhet të kontribuojë në këtë", tha Berbok në një bisedë telefonike me Bageri Kani, i cili është ministër i përkohshëm i jashtëm i Republikës Islamike, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme gjermane në rrjetin social X.

Të mërkurën, ministrja e jashtme gjermane paralajmëroi në një intervistë për radion gjermane se përshkallëzimi i luftimeve midis lëvizjes pro-iraniane libaneze Hezbollah dhe Izraelit paraqet rrezik për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, gjë që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin, thekson DPA. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR