• e martë, 02 korrik 2024

Gvir: Hamasi e do Bajdenin

Gvir: Hamasi e do Bajdenin

Jerusalem, 9 maj 2024 (MIA) - Ministri izraelit i ekstremit të djathtë për siguri nacionale Itamar Ben Gvir në X publikoi se "Hamasi e do Bajdenin", një ditë pasi presidenti amerikan tha se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë që vendi mund të përdorë për të sulmuar Rafahn.

Në intervistën për Si-En-En, Bajden tha dje se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe se do të furnizojë atë me raketa dhe armë të tjera mbrojtëse, por jo me artileri dhe armë tjera, mjete dhe granata, nëse janë përdorues më parë, derisa ushtria izraelite "shkon" në Rafah.

Ben Gvir përdori një emoji zemër në publikimin që i referohej Bajdenit dhe Hamasit dhe këmbënguli për një përgjigje ushtarake dhe kërcënoi se do të largohej nga Qeveria nëse Izraeli nuk fillon një operacion të madh ushtarak në Rafah.

"Ka vetëm një përgjigje për stërvitjet dhe lojërat e Hamasit: një urdhër i menjëhershëm për të okupuar Rafahn", shkruan Ben Gvir në X. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR