• e martë, 02 korrik 2024

Guteresh: Ofensiva izraelite mbi Rafa do të ishte gabim strategjik, katastrofë politike dhe makth humanitar

Guteresh: Ofensiva izraelite mbi Rafa do të ishte gabim strategjik, katastrofë politike dhe makth humanitar

Nju-Jork, 7 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të bëjnë përpjekje maksimale për arritje të armëpushimit, gjatë kësaj duke theksuar se ofensiva eventuale mbi Rafa do të ishte "gabim strategjik, katastrofë humanitare dhe makth humanitar". 

"Jam i shqetësuar për shkak të aktivitetit të rinovuar ushtarak në Rafa. Mbyllja e pikave të kontrollit Rafa dhe Kerem Shallom e përkeqëson edhe ashtu situatën e tmerrshme humanitare. Ato duhet të hapen menjëherë", theksoi Guteresh. 

Përderisa zëdhënësja e Zyrës së Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të KB-së, Ravina Shamdasani theksoi se civilët të cilëve u është dhënë urdhër që të evukoohen nga Rafa nuk kanë rrugë të sigurta drejt veriut, strehë të sigurta, ushqim dhe materiale sanitare. 

"Këto janë kërkesat themelore humanitare për evakuim. Ekzistojnë indikacione të fuqishme se kjo bëhet me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare humanitare", theksoi Shamdasani. 

Përderisa zëdhënësi i Zyrës së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare, Jens Lerke theksoi se forcat izraelite i kanë injoruar të gjitha paralajmërimet për ndikimin nga ofensiva në Rafa mbi popullatën civile. 

"Ky mëngjes është një nga më të errëtat në këtë makth shtatë mujor. Duket se frika jonë më e keqe po bëhet realitet", tha zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder.

Përderisa për Hamasin ndërmarrja e pikës së kontrollit Rafa nga ana e Izraelit do të ishte "përshkallëzim i rrezikshëm", i cili do ta përkeqësonte situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe do ta pengojë dërgimin e ndihmës. 

"Palestinezët në Gazë i nënshtrohen një lufte shfarosjeje dhe urisë sistematike. Kjo konfirmon synimin e fuqisë pushtuese për të penguar përpjekjet për të negociuar një armëpushim dhe lirimin e të burgosurve", thuhet në kumtesën nga Hamasi.

Gjithashtu, Hamasi i bën thirrje SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj Izraelit që t'i japë fund përshkallëzimit, i cili i rrezikon jetët e qindra mijëra civilëve të zhvendosur në Rafa dhe në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR