Garda revolucionare iraniane e paralajmëroi SHBA-në se çdo akt kundër Iranit do të ketë përgjigje "reciproke"
- Garda revolucionare islamike iraniane (IRCG) lëshoi paralajmërim deri te SHBA-ja, ku thuhet se çdo përkrahje ose pjesëmarrje në aksione kundër interesave të Iranit, do të ketë përgjigje vendosëse.
- Post By Besnik Shuki
- 09:23, 14 prill, 2024
![Garda revolucionare iraniane e paralajmëroi SHBA-në se çdo akt kundër Iranit do të ketë përgjigje](https://new.mia.mk/images/20240414092313_big_730x400_58.webp )
Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Garda revolucionare islamike iraniane (IRCG) lëshoi paralajmërim deri te SHBA-ja, ku thuhet se çdo përkrahje ose pjesëmarrje në aksione kundër interesave të Iranit, do të ketë përgjigje vendosëse.
IRCG kumtoi se e konsideron SHBA-në përgjegjëse për, siç i quajti, "veprimet e liga" të qeverisë izraelite.
"Çdo kërcënim nga shteti terrorist Amerika dhe regjimi cionist nga cilido vend, do të ketë përgjigje reciproke dhe proporcionale nga Republika Islamike Iran ndaj burimit të kërcënimit", kumtoi IRCG.
Sistemet amerikane për mbrojtje kundërajrore në Lindjen e Afërt gjatë natës penguan dronë iranianë të orientuara drejt Izraelit. bsh/