• e premte, 05 korrik 2024

Dalja deri në orën 9 për zgjedhjet parlamentare 4,45 për qind, ndërsa për zgjedhjet presidenciale 4, 17 për qind

Dalja deri në orën 9 për zgjedhjet  parlamentare 4,45 për qind, ndërsa për zgjedhjet presidenciale 4, 17 për qind

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm është 4,17 për qind, sipas të dhënave nga 1.009 vendvotime ku kanë votuar 22.797 persona. Pjesëmarrja më e madhe është në Probishtip, 8,85, ndërsa më e ulëta në Bogovinë, 0,57. Për zgjedhjet parlamentare, megjithatë, pjesëmarrja është 4,45 për qind, sipas të dhënave nga 1033 vendvotime ku kanë votuar 25132 votues. Pjesëmarrja më e madhe ishte në Krivogastan, 9,46 për qind, ndërsa më e ulëta në Bogovinë, 1,43, tha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Në konferencën e parë për shtyp pas fillimit të votimit të sotëm, Dashtevski informoi se të gjitha vendvotimet janë të hapura, ndërsa në disa kanë probleme teknike që aktualisht janë duke u zgjidhur. Janë pranuar edhe 15 ankesa për të drejtën e votës, nga të cilat vetëm tre janë refuzuar.

Dalja për zgjedhjet parlamentare është: NJZ 1 - 4,85, NJZ 2 - 3,64, NJZ 3 - 6,26, NJZ 4 - 5,52, NJZ 5 - 4,41 dhe NJZ 6 - 2,24.

Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, pjesëmarrja është ulur për 1,99 për qind. Edhe në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ka një rënie prej 0,74 për qind, tha Dashtevski.

Sipas tij, votimi në vendet ku ka probleme teknike do të vazhdojë me llambë UV dhe spërkatje, ndërsa nëse largohen mangësitë do të vazhdojë me pajisje teknike. Ato vende janë 0838/1 në Koçan, 1252 në Ohër, 1100 në Kumanovë, 1977 në Tetovë, 2225 në Tetovë dhe 2544 në Gazi Babë.

Në pyetjen e gazetarëve se a mund të ketë bojkot të mundshëm të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i KSHZ-së theksoi se nga sa shihet absolutisht nuk ka.

"E njëjtë është dalja edhe për njërin edhe për tjetrin, nuk e di se si kanë votuar, nëse janë anuluar, por përqindja është kjo. Të gjithë ata që kanë votuar për njërin kanë votuar edhe për tjetrin, përqindja është e njëjtë, theksoi Dashtevski. ls/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR