• e diel, 07 korrik 2024

Marina Dimovska zgjidhet sekretare e përgjithshme të Kuvendit

Marina Dimovska zgjidhet  sekretare e përgjithshme të Kuvendit

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Deputetët sot e zgjodhën Marina Dimovskën sekretare e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 Dimovska është e diplomuar në shkenca politike dhe ka magjistruar në shkencat ekonomike në fushën e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend që nga viti 2009. 

 Për zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kuvendit është zgjedhur Nikolla Gjoshevski, i cili është jurist i diplomuar dhe magjistër në të drejtën e korporatave.

 Në kuadër të seancës u konstatuan dorëheqjet e sekretares së deritanishme të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendësit të saj Bojan Vasilevski, të cilët më 1 korrik dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre.

 Gjithashtu, u konstatuan edhe dorëheqjet e Boban Nikollovskit dhe Sinisha Stojanovskit nga funksioni i deputetit. qa

Foto: Fejsbuku i Marina Dimovska

 

QËNDRONI TË LIDHUR