• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryetari i Kuvendit Gashi ka realizuar një takim lamtumirës me ambasadorin kinez Zhang Xuo

Kryetari i Kuvendit Gashi ka realizuar një takim lamtumirës me ambasadorin kinez Zhang Xuo

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Republikës Popullore të Kinës në vend Xhang Xuo.

"Me këtë rast, Kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e ambasadorit Xou në vitet e kaluara për ruajtjen dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira që dy vendet i kanë kultivuar me dekada. Ai i uroi ambasadorit kinez suksese në punën e tij të mëtejshme dhe në detyrat e reja" informojnë nga Kabineti i Gashit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se pavarësisht distancës gjeografike, marrëdhëniet mes dy shteteve janë miqësore dhe zhvillohen në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

  

"Në takim u bisedua edhe për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dhomave legjislative, duke pasur parasysh se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë po vazhdon procesi i konstituimit të grupeve parlamentare për bashkëpunim", kumtojnë nga Kabineti.

Ambasadori Xuo theksoi solidaritetin mes dy shteteve gjatë trajtimit të pandemisë Kovid 

 

Të dy bashkëbiseduesit  shkëmbyen mendime edhe rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjes, si dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR