• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

VLEN: Pas dhjetë vitesh premtime të parealizuara, problemit me ujërat e zeza dhe kanalizimin në Tetovë dhe rrethinë po i vjen zgjidhja

VLEN: Pas dhjetë vitesh premtime të parealizuara, problemit me ujërat e zeza dhe kanalizimin në Tetovë dhe rrethinë po i vjen zgjidhja

Shkup, 6 qershor 2024

Pas dhjetë vitesh premtime të parealizuara, problemit me ujërat e zeza dhe kanalizimin në Tetovë dhe rrethinë po i vjen zgjidhja.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut sot mundësoi që komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka në të cilën do të fillojë ndërtimi i stacionit filtrues për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit.  Në këtë mënyrë, qyteti i Tetovës me rrethinë do ta realizojë nje projekt madhor që ka rëndësi jetike për qytetarët dhe urbanizimin.

Ky projekt kapital që pas më shumë se një dekade pritjeje po merr kahjen e duhur, përfshin qytetin e Tetovës dhe fshatrat përreth dhe do të realizohet në kuadër të programeve IPA 2. Qeveritë e kaluara e kishin premtuar për dhjetë vjet realizimin e tij, por asnjëhere nuk patën  vullnet për ta kryer ketë projekt me rëndësi jetike për Tetovën me rrethinë.

Qeveria jonë, ashtu siç edhe kemi premtuar para qytetarëve, ka kaluar në veprim që në ditët e para të qeverisjes për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve tash e shumë kohë dhe nuk u realizuan nga qeveritë paraprake.  

Pjesëmarrës i drejtpërdrejtë për realizimin e këtij Projekti, do të jetë Ministria  e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Është kjo ndër ndërmarrjet e para të mëdha që në mjediset shqiptare investohet nga fondet e qeverisë së vendit.

Procesi i europianizimit nënkupton qytete të rregulluara, ambiente të shëndetshme, dhe zero probleme esenciale për jetë të dinjitetshme. Ky është zotimi ynë. Realizimi i këtij zotimi po fillon në Tetovë.

Koalicioni VLEN

___________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR