• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KSHPK: E ndjekim emërimin e u.d. drejtorëve në institucionet shtetërore, do të reagojmë nëse ka parregullsi

KSHPK: E ndjekim emërimin e u.d. drejtorëve në institucionet shtetërore, do të reagojmë nëse ka parregullsi

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) kumtoi se me kujdes e ndjek procesin e emërimeve të ushtruesve të detyrës (u.d.) drejtorë në disa institucione shtetërore. Komisioni do ta hetojë çdo rast individualisht me qëllim që të konfirmojë nëse emërimet janë në pajtim me rregullat ligjore dhe nëse të njëjtat janë paraparë dhe të lejuar, thonë nga KSHPK.

"Nëse konfirmohet se emërimet janë në kundërshtim me rregullat ligjore, KSHPK do të ndërmerr masa adekuate dhe do të fillojë procedura me iniciativë të veten. Komisioni angazhohet për sigurimin e ligjshmërisë dhe transparencës në procesin e emërimeve në institucionet shtetërore", potencojnë nga KSHPK.

Prej aty thonë se qëllimi i këltyre kontrolleve është të sigurohet se çdo emërim është bërë në pajtim me ligjet ekzistuese dhe se nuk ka keqpërdorim të funksionit për interesa personale ose politike.

"Komisioni do të vazhdojë me monitoring dhe me punën  e vet do të kontribuojë për mbajtjen e integritetit dhe besimit në institucione të sektorit publik", thonë nga Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR