Dënimet me burg të përjetshëm për vrasjet e Vanjës dhe Pançes në debat para Gjykatës së apelit
- Gjykata e apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike rreth ankesave të parashtruara të aktvendimit të shkallës së parë për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi me të cilin Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishov u dënuan me burgim të përjetshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:53, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Gjykata e apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike rreth ankesave të parashtruara të aktvendimit të shkallës së parë për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi me të cilin Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishov u dënuan me burgim të përjetshëm.
Lënda është në procedurë të shkallës së dytë rreth ankesave të parashtruara nga mbrojtja dhe nga Prokuroria themelore publike, e cila ankohet në pjesën e aktvendimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve.
Gjykata themelore publike Shkup më 25 qershor 2025 i dënoi Ljupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishev me burgim të përjetshëm për veprat penale grabitje dhe vrasje brutale të dy viktimave, përderisa Aleksandar Gjoçevski u lirua nga aktakuza për shkak të mungesës së dëshmive.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit së bashku planifikuan grabitjen e 14 vjeçares Vanja me qëllim që t'i qasen një anëtari të familjes së saj të ngushtë për të dhënë para për shpërblesën. Grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, ndërkaq, u bë me qëllim që ta detyrojnë t'ua japë automobilin e tij për grabitjen e vajzës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe ishin paraqitur të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. ab/
Foto: МIА arkivi