• e enjte, 09 prill 2026

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë më e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.

Siç njoftoi DPHM-ja, pason periudha me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Të shtunën në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Deri të dielën, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero gradë dhe do të ketë paraqitje të ngricave të mëngjesit. Deri të premten do të fryjë erë nga veriu, ndërsa nga e shtuna pasdite era do ta ndryshojë drejtimin në juglindje. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR