Ditë e hapur për pilotët në organizim të Wizz Air
- Kompania ajrore Wizz Air organizon ditë të hapur për pilotët, me qëllim të mbështetjes së rritjes dhe zhvillimit të operacioneve të saj në Shkup. Dita e hapur do të organizohet në dy fusha - për pilotët me përvojë, kapitenët, bashkëpilotët dhe kadetët, si dhe një segment i veçantë i Wizz Air Pilot Academy, i destinuar për pilotët e ardhshëm të cilët janë në fillimin e udhëtimit të tyre në aviacion.
- Post By Sara Ademi
- 07:38, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Kompania ajrore Wizz Air organizon ditë të hapur për pilotët, me qëllim të mbështetjes së rritjes dhe zhvillimit të operacioneve të saj në Shkup. Dita e hapur do të organizohet në dy fusha - për pilotët me përvojë, kapitenët, bashkëpilotët dhe kadetët, si dhe një segment i veçantë i Wizz Air Pilot Academy, i destinuar për pilotët e ardhshëm të cilët janë në fillimin e udhëtimit të tyre në aviacion.
Ngjarja, sipas organizatorit, ofron mundësi për kandidatët e interesuar të informohen për mundësitë për punësim dhe zhvillim në karrierë në njërën nga kompanitë ajrore më të madhe në Evropë.
"Kjo ditë e hapur në Shkup është menduar që të lidhemi me talentët në çdo fazë të karrierës së tyre të aviacionit. Ngjarja siguron rrugë të qartë drejt një karriere të suksesshme në njërën nga flotat më të reja në Evropë, me fokus në shërbimin e shkëlqyer, sigurimin dhe vlerën e pasagjerëve", sqaron Vera Jardan, menaxhere për komunikime korporative në Wizz Air.
Kompania ajrore disponon me flotë moderne nga aeroplanët Airbus A320 dhe A321neo dhe ofron pozita të hapura për pilotët me A321 licenca, si dhe për kandidatët pa licenca.
Në ngjarje do të prezantohen informatat për operacionet e kompanisë ajrore, procesin e rekrutimit dhe programet për trajnim, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi drejtpërdrejt të takohen me përfaqësuesit e Wizz Air dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me karrierën e pilotëve dhe rrugën akademike. sa/
foto: MIA