• e premte, 08 nëntor 2024

Kongres i jashtëzakonshëm i Alternativës në Kumanovë

Kongres i jashtëzakonshëm i Alternativës në Kumanovë

Kumanovë, 6 korrik 2024 (MIA) - Rreth 500 delegatë të Alternativës sot në Kumanovë në kongres të jashtëzakonshëm zgjedhor po zgjedhin kryetar, pasi kryetari i deritanishëm Afrim Gashi dha dorëheqje nga pozita e liderit dhe u ermërua për kryetar të Kuvendit.

"Ende nuk kemi numra zyrtarë. Siç e dini, (delegatët) ende po nënshkruhen nga degët në tërë territorin. Presim të kemi mbi 500 delegatë, të cilët do të jenë të pranishëm në kongresin e jashtëzakonshëm. Çdo delegat ka të drejtë të propozojë, nevojitet të ketë përkrahje nga dhjetë për qind të numrit të përgjithshëm të delegatëve dhe secili është kandidat potencial për kryetar të partisë", deklaroi nënkryetari i partisë, Amir Elezi para fillimit të kongresit.

Në kongres marrin pjesë përfaqësues të partive politike, të cilat janë pjesë e shumicës qeveritare. bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR