• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari i quajti "qesharake" akuzat për punësim të pamjaftueshëm të kuadrit shqiptar në institucione

Taravari i quajti

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot i ka quajtur "qesharake" akuzat për punësim të pamjaftueshëm të kuadrit shqiptar në institucionet në shtet.

Atij sot u pyet  për koment për atë se nga Fronti Europian e akuzojnë se jo vetëm në institucionet shëndetësore, por në përgjithësi ka pasur shumë pak punësime të luadrit shqiptar. 

"Më duken qesharake. Kur nuk janë seriozë janë gjithmonë qesharakë, ndaj nuk mbajnë këto punë të cilat i thonë. Megjithatë, i kuptoj, kjo është detyrë e opozitës, le të vazhdojnë. Mirëpo, faktet do të tregojnë se si qëndrojnë punët, u përgjigj ministri në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. 

 Më herët, BDI ka shprehur shqetësimin për vendimin për emërimin e dy maqedonasve etnikë - për ushtrues detyre. drejtorë të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

"Në një kumtesë tjetër për media, BDI-ja theksoi se konsideron se "nuk mund të kalojë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme dhe skandaloze për defaktorimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zhvlerësimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe pushtetit monoetnik në vend". 

 "Pas ndryshimit të formulës "Balanser" dhe uljes së përqindjes së shqiptarëve nga 29,5% në 25%, mosrespektimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe fshirjes së diasporës shqiptare nga drejtat e tyre, heqjes së gjuhës shqipe nga funksioni presidencial, skandali i radhës është mosemërimi i kuadrit shqiptar në Agjencinë e Inteligjencës, shkruhej në kumtesën e e BDI-së.

Foto dhe video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR