• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjithsej 4.767 tatimpagues nuk e kanë paguar dallimin për pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale

Gjithsej 4.767 tatimpagues nuk e kanë paguar dallimin për pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) -  Drejtoria për të Ardhura Publlike sot informon se 4.767 tatimpagues nuk e kanë paguar dallimin për pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2023, për të cilën afati ligjor ishte 30 qershori.

 Në periudhën e ardhshme, siç sot informuan nga DPA, do të kalohet në paralajmërim dhe arkëtim të detyrueshëm të borxheve të papaguara të prapambetura për këto arsye, gjë që do të sjellë shpenzime shtesë në bazë të interesit për vonesë prej 0,03 për qind në ditë dhe një herë taksë e veçantë e njëhershme në procedurën e pagesës së detyruar.

 "I inkurajojmë ata tatimpagues me borxh tatimor mbi 10.000 denarë të cilët kanë vështirësi në sigurimin e likuiditetit aktual dhe aftësisë paguese, ndërsa rregullisht i kanë përmbushur obligimet e tjera tatimore, të paraqesin kërkesë për pagesë të shtyrë http://www.ujp.gov.mk/ mk/ obrasci/opis/172", thuhet në njoftimin e DAP-it.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR